Fratini: Nukleari, midis Italise dhe Shqiperise

09/03/2010 09:35

Italia ende nuk e ka te qarte se ku do ta ndertoje centralin nuklear per prodhimin e energjise elektrike, por konfirmon faktin se ka hyre ne bisedime konkrete me partnere te mundshem, ku nuk mungon Shqiperia.

Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, i eshte pergjigjur interesimit te medias, gjate konferences per “skenaret e zhvillimit te rajonit perreth Adriatikut dhe Ballkanit”, duke u shprehur jo qartesisht rreth projektit nuklear.

Megjithate ai siguroi se Italia eshte e interesuar per zhvillimin e sektorit energjetik dhe rritjen e pavaresise permes funksionimit te centralit nuklear.

Per momentin qeveria e Berluskonit eshte ne dileme per te qene pjesemarrese ne nuklearin slloven KRSKO, ta ndertoje ne Shqiperi apo ta zhvilloje ne vendin e saj.

“Po, Italia eshte pro centraleve ne vendin e saj, e ne kete rast edhe ne Shqiperi apo ne Slloveni, e per kete jane zhvilluar negociata per konkretizimin e njerit prej varianteve”, tha dje Fratini.

Projekti nuklear, aq i deshiruar nga Kryeministri Berisha, ndizet gjithnje kur zhvillohen takime te rangut te larte Shqiperi-Itali, por pa nje ide te qarte.

Hartimi i projektit, zbatimi dhe me pas operimi i tij, kerkon kujdes te madh, eksperience, kohe dhe me e rendesishmja fonde te konsiderueshme, qe qeveria shqiptare nuk i ka.

Top Channel