FMN: I rezistuat krizes

09/03/2010 15:25

Shefi i misionit te Fondit Monetar Nderkombetar ne Tirane, Gerwin Bell, e quajti impresionuese rritjen ekonomike te Shqiperise ne vitin 2009, qe sipas tij e perballoi mjaft mire krizen globale. (UPDATE)

FMN-ja parashikon se edhe kete vit ekonomia do te vazhdoje te rritet ndonese me ritme te uleta.

“Eshte impresionuese se si ekonomia shqiptare ia doli ta perballoje krizen boterore mjaft mire. Ne vleresojme se ekonomia shqiptare eshte rritur me 3 perqind gjate 2009 qe eshte nje nivel mjaft i larte”, u shpreh Bell.

Shefi i FMN-se tha se ky parashikim mbart gjithsesi rreziqe, te cilat, sipas tij jane te lidhura kryesisht me menyren se si qeveria do te administroje financat publike.

“Deficiti buxhetor nga 3 perqind ne 2007 ka kapercyer ne rreth 7 perqind ne 2008. Kjo solli rritjen e borxhit ne 60 perqind te GDP-se dhe deficitin korent ne 15 perqind. Keto jane te larta dhe rrezikojne ekonomine. Qeveria duhet te ktheje deficitin brenda vitit 2010 ne 3 perqind”, u shpreh Bell.

I pyetur nga gazetaret Bell u shpreh kunder nje amnistie te gjere fiskale, qe sipas tij, do kishte efekte negative morale tek bizneset e ndershme

Top Channel