Dritat, humbjet u shtuan edhe pas privatizimit

09/03/2010 08:45

Gjate vitit 2009, shqiptaret kane paguar me pak se gjysmen e energjise totale te hedhur ne rrjet, njofton Enti Rregullator i Energjise, ne raportin vjetor qe eshte dorezuar ne Kuvend.

“Koeficienti vjetor i efektivitetit per sistemin e shperndarjes (i cili merr parasysh nivelin vjetor te humbjeve dhe arketimeve) rezulton ne 50.4 per qind. Verehet qarte se niveli i eficenses ne shperndarje eshte shume i ulet, çka do te thote se nga 100 kilovat ore te hedhur ne rrjetin elektrik te shperndarjes, arketohet vlefta e vetem 49.6 kilovateve”, thote ERE ne raportin e saj.

“Eficensa e ulet ne konsumin e energjise elektrike vjen si pasoje e nje menaxhimi te dobet te sektorit te shperndarjes nga ana e OSSH-se. Privatizimi i OSSH-se deri tani nuk ka reflektuar akoma ndonje kthese ne miremenaxhim, perkundrazi, niveli i arketimeve per vitin 2009 eshte perkeqesuar ne menyre te ndjeshme ne krahasim me nje vit me pare”, vijon me tej raporti.

Nga 6.6 miliarde kWh me vlere te pergjithshme tregtare prej 55.7 miliarde lekesh, 33 per qind e saj, ose rreth 18.4 miliarde leke energji, vidhet ne menyre te drejtperdrejte. Por edhe nga pjesa e energjise se faturuar, nje sasi e konsiderueshme faturash thjesht nuk paguhen nga konsumatoret. Ne vitin 2007, KESH-i arriti te arketonte 88.5 per qind te faturave te shperndara, shifer kjo qe ra ne 83.3 per qind me 2008-n dhe ne vetem 76.4 per qind me 2009-n. Niveli i arketimeve vitin e kaluar ka qene me i keqi i shenuar ne te gjithe dekaden e fundit.

Humbjet e larta dhe mosarketimet e energjise se faturuar ne total rendojne mbi koston e pergjithshme te furnizimit me drita te shqiptareve qe e paguajne faturen e energjise elektrike. Ne disa zona te vendit numerohen me gishta qytetaret qe e paguajne energjine elektrike. Keshtu, ne Kukes gjate vitit 2009 u paguan gjithsej vetem 9.5 per qind e energjise se faturuar, ndersa ne Burrel u paguan vetem 40 per qind. Gjithsesi sasia me e madhe e energjise vidhet ose nuk paguhet ne Tirane e Durres. ERE keshillon OSSH-ne te perqendroje investimet per rritjen e nivelit te arketimeve dhe uljen e humbjeve joteknike ne rrjet ne qytetet e medha.

Top Channel