“Cmimet”, PS: Berisha e Bode, pergjegjes

09/03/2010 14:00

Partia Socialiste akuzon kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Financave Ridvan Bode si pergjegjes per rritjen e cmimeve.

Ne nje deklarate per mediat, deputetja Olta Xhacka deklaroi se edhe INSTAT u detyrua te pranonte te verteten e hidhur te rritjes se skajshme te kostos se jeteses per shqiptaret.

“Shqiptaret sot jane me te varfer, rritja e rrogave dhe pensioneve kurrsesi nuk mjafton per te perballuar shtrenjtimin e jeteses, numri i familjeve shqiptare qe me veshtiresi e shtyjne deri ne fund te muajit eshte rritur, dhe situata sa vjen e po rendohet me tej me cdo jave e muaj qe kalon”, u shpreh Xhacka.  

Top Channel