“Lost”, debate per mbylljen e serialit

09/03/2010 16:45

Ne Top Channel perfundoi sezoni i peste, ndersa ne 23 maj, televizioni amerikan Abc mbyll sezonin e gjashte. Behet fjale per serialin e suksesshem “Lost” qe ka korrur nje sukses te madh edhe ne vendin tone.

Por a do kete vertete nje fund? Drejtuesit e kompanise Disney dhe ata te televizionit ABC po diskutojne mundesine e xhirimit te nje filmi qe mund t’u vendose kapakun mistereve qe fsheh ishulli ne Paqesor. Kjo hipoteze kundershtohet nga producentet ekzekutive, Damon Lindelof dhe Carlton Cuse, te cilet kerkojne qe fundi te jete ai i pjeses finale qe do transmetohet ne 23 maj.

Zv/presidenti i marketingut ne Abc, Mike Benson shprehet se deshiron qe xhirimet te vazhdojne, por ne nje format te ndryshem. “Duam te bejme mbylljen me te diskutuar te historise se televizionit, ashtu sic ndodhi ne Seinfeld dhe MASH, ku njerezit bene gjithcka per te mos humbur fundin”, perfundon Benson.

Top Channel