Ministria e Financave i vendos nje kufi cdo institucioni sa u takon shpenzimeve per karburantin qe perdoret te mjetet e transportit.
Pas dekretimit te ligjit nga Presidenti i Republikes, ekspertet e Financave hartuan nje liste me te gjitha institucionet qe prekeshin nga ligji i ri, duke vendosur kufi per shpenzimet, bazuar mbi reduktimin e mjeteve te transportit.
Totali i shpenzimeve te lejuara eshte rreth 24 milione dollare, nga 30 milione qe ishte ne 2008-n, ndersa per 2009-n nuk ka nje te dhene te sakte. Ligji i ri parashikonte reduktimin e mjeteve te transportit per zyrtaret e larte, drejtoret dhe deputetet, nisur nga niveli i larte i shpenzimeve, te cilat preknin 10 per qind te totalit te fondeve korrente.
Sipas listes se re, ashtu sic pritej, ministrite qe mbulojne ushtrine dhe rendin do te kene me shume fonde ne dispozicion. Keshtu, Ministria e Mbrojtjes do te kete nje kufi shpenzimesh prej 700 milione lekesh, ndersa Ministria e Brendshme 650 milione lekesh.
Sa u takon tri institucioneve kryesore, Presidences i jane vene ne dispozicion 13.5 milione leke, Kuvendit 12 milione leke, ndersa Kryeministrise 15 milione leke. Duke pare buxhetin e tyre te nje viti me pare dhe aktualin, eshte e pamundur te dilet me nje krahasim te plote, se sa u jane ulur shpenzimet per transportin, por totali sipas Financave eshte me i ulet se ai i 2008-s.
Ne dokumentin zyrtar qe shoqeronte ligjin e ri per makinat e zyrtareve thuhej se ne inventar kemi 374 automjete dhe 280 shofere, qe u sherbejne ministrive dhe institucioneve qendrore. Kostoja mesatare e ketij sherbimi eshte 137710 leke ne muaj. Nderkohe, per institucionet e varesise verehet nje numer me i larte i automjeteve, te rritura cdo vit, ku permendej shifra 3000 mjete transporti per institucionet e varesise dhe rajonale, pa perfshire ketu makinat e Ministrise se Brendshme (policia) dhe Mbrojtja.
Sa u takon mjeteve te transportit te dala teper ne inventar nga ligji ri, qeveria ka menduar t’ua shese me ankand vete zyrtareve qe i kishin me pare ne perdorim. Pervec ketij favorizimi, makinat do t’u shiten permes nje formule qe e redukton cmimin deri me 50 per qind. Deri tani nuk ka nje shifer te sakte te vleres se automjeteve dhe deri ku ka ecur zbatimi i ligjit. Aktualisht konfirmohet vetem institucioni i Kuvendit, i cili pas vleresimit te automjetit ia ka paraqitur deputetit per ta blere.
Top Channel