Rreshqitjet, 15 shtepi demtohen ne Librazhd

08/03/2010 08:35

Nje lagje e tere rrezikon te shembet ne rrethin e Librazhdit.

Dukuria e rreshqitjes se tokes eshte perseritur mbremjen e se shtunes, ne lagjen Brazhda te fshatit Dores, Komuna Qender, rreth 20 km larg qytetit te Librazhdit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 2 shtepi te ndertuara para kater vjetesh jane shembur plotesisht.

Nderkohe qe pese jane bere te pabanueshme, ne tete shtepi te tjera ka pasur demtime te lehta. Shirat e fundit kane bere qe siperfaqja e tokes ku eshte vendosur kjo lagje te rreshqase pjese-pjese dhe banoret e kesaj lagjeje e kane kaluar naten jashte nga frika e shembjes se shtepive.

Mengjesin e djeshem, deputetet e ketij rrethi, Rrahim Cota dhe Taulant Balla, kane inspektuar zonen. Te shoqeruar edhe nga specialiste te prefektures, kane evidentuar banesat e shembura dhe te tjerat qe jane ne rrezik. Fatmiresisht nuk ka pasur lendime ne njerez, por dimri i ftohte ne kete zone ka krijuar problem per strehimin, qofte dhe te perkohshem te banoreve te pastrehe e te tjere qe nuk guxojne te rikthehen ne banesa te prekura nga rreshqitjet.

Top Channel