PS: Berisha te sqaroje rritjen e cmimeve

08/03/2010 20:00

Partia Socialiste deklaroi se perpara se te nise dialogun me shqiptaret, kryeministri Berisha duhet t’iu shpjegoje atyre arsyet e krizes se thelle ekonomike.

Ne nje deklarate per mediat, deputeti Eduard Shalsi e ka vene theksin tek rritja e cmimeve, shtrenjtimi i fatures se energjise, injorimi i minatoreve dhe abuzimet me pronat ne orikum.

“Berisha ben shume mire qe ka vendosur te dialogoje me shqiptaret, por para demagogjise se radhes ai duhet t’iu shpjegoje shqiptareve perse cmimi i energjise eshte rritur kaq shume. Perse cmimet e ushqimeve jane rritur aq shume. Ai duhet t’iu thote pensionisteve se cfare te bejne me pare me pensionin e tyre qesharak. Gjithashtu, kryeministri i Ruzhdies duhet te vizitoje Orikumin, si dhe minatoret e Bulqizes, te cileve nuk u ka dhene statusin dhe pensionin e merituar”, ka pohuar Shalsi.

Top Channel