Pogradec, 38 vjecari i ekzekutuar, konflikte te shumta

08/03/2010 08:25

Vrasja e 38-vjecarit Festim Cekici nga qyteti i Pogradecit mund te kete ndodhur per shkak te konflikteve te shpeshta qe viktima krijonte me bashkeqytetaret e tij.

Kjo mbetet nje nga pistat kryesore ku po perqendrohet policia, por nuk jane perjashtuar edhe motive te tjera. Policia, dy dite pas kryerjes se krimit, ka deklaruar se viktima njihej si nje person qe krijonte konflikte te momentit ne rastet kur konsumonte pije alkoolike dhe kjo mendohet se ka sjelle vrasjen e tij.

Ndonese nuk e ka bere te qarte shkakun e ekzekutimit me arme zjarri te 38-vjecarit pogradecar, policia deklaron se shkaku me i mundshem qe i ka marre jeten ka qene ai per hakmarrje banale te grindjeve dhe sherreve. “Viktima ka qene problematik kur konsumonte pije alkoolike dhe jane regjistruar disa raste te grindjeve te tij neper lokale me bashkeqytetare.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur pikerisht per keto konflikte qe 38-vjecari krijonte me persona te ndryshem”, tha per “Shqip” nje drejtues i Policise rajonale te Korces. Policia ende nuk e ka te qarte se cili nga keto konflikte te rendomta ka cuar ne vrasjen e 38-vjecarit Cekici. “Per shkak te grindjeve te shumta dhe sherreve qe kishte viktima, ne duhet te hetojme nje numer te madh personash. Nuk dihet ende incidenti me i fundit dhe rrethanat ku ka qene viktima, te cilat mund te jene bere shkak i vrasjes”, thane te njejtat burime te policise.

Nga hetimet e deritanishme, eshte menjanuar pista e nje vrasjeje, per shkak te borxheve ne leke qe viktima mund te kete pasur ndaj personave te tjere ne qytetin e Pogradecit. Policia nuk e mohon qe viktima njihej gjithashtu per faktin se luante shpesh ne lojera fati, por kjo nuk e provon qe 38-vjecari te jete ekzekutuar per ceshtje te borxheve. Sipas te dhenave, ne veshjet e viktimes, pas vrasjes se tij, jane gjetur skedina te lotarive sportive. Nderkaq, policia hedh poshte zerat se 38-vjecari punonte ne nje kazino ne qytetin e tij dhe aty kishte pasur konflikt me kliente.

Diten e diel jane shoqeruar ne Komisariatin e Pogradecit 20 persona te tjere, te cilet jane marre ne pyetje per ngjarjen e ndodhur mbremjen e se premtes. Personat qe jane marre ne pyetje jane nga rrethi farefisnor i viktimes dhe i te njohurve te tij, por ende nuk eshte arritur te ngushtohet rrethi i dyshuarve. 38-vjecari Festim Cekici, babai i dy femijeve, u ekzekutua me arme zjarri rreth ores 22.30 te se premtes, ndersa kthehej per ne banesen e tij, qe ndodhet prane komisariatit te qytetit.

Top Channel