Ligjet, shqyrtohen nismat e PS-se

08/03/2010 11:35

Komisioni Parlamentar i Ligjeve shqyrtoi sot dy nismat e Partise Socialiste me ane te se cilave opozita pretendon zgjidhjen e krizes.

Relator i Partise Socialiste ne komision ishte deputeti Damian Gjiknuri, i cili theksoi se miratimi i ketyre projektligjeve i jep zgjidhje situates.

Nga informacionet e fundit deputetet e mazhorances ne komision kane mbrojtur qendrimin e deritanishem te shumices.

Ne Komisionin e Ligjeve, mazhoranca ka disa nga deputetet me te rendesishem te saj, ku tre jane ish-ministra Drejtesie si: Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj dhe i sapofuturi Aldo Bumci, por dhe nje tjeter ish-ministre tjeter, perkatesisht Arenca Trashani, e cila eshte dhe pedagoge e se drejtes.

Nderkaq, edhe opozita ka ne kete komision “ajken” e pasurise se saj shtetformuese, duke nisur nga dy ish-kryeministra, perkatesisht: Pandeli Majko dhe Bashkim Fino, por edhe ekspertet e njohur te ligjeve: Fatmir Xhafa dhe Vasilika Hysi.

Top Channel