Hetimi i zgjedhjeve, fillon diskutimi per draftet e PS

08/03/2010 15:55

Komisioni i Ligjeve nisi shqyrtimin e amendamenteve te Partise Socialiste per ndryshimin e ligjit ne baze te te cilit ngrihen komisionet hetimore.(UPDATE)

Nepermjet Damian Gjiknurit, bashkehartues i Kodit Zgjedhor me demokratet, socialistet shpjeguan qellimin e nismes se tyre ligjore.

“Nisma i sherben zgjidhjes se krizes ne vend. Eshte nje hap i duhur, i matur ligjor per t’i dhene nje pergjigje perfundimtare. Duke bere ndryshimet, ne do t’i japim mundesi cdo lloj humbesi ne baze te pretendimeve publike qe ka per zgjedhjet, t’i shkoje hetimit deri ne fund, pa cenuar legjitimitetin, legjitimetin numerik dhe mazhorancen e cila ka dale nga cfaredolloj zgjedhjesh”, u shpreh Gjiknuri.

Hapja e kutive te votimit eshte nje nga pikat e projektligjit socialist, qe sipas opozites, nuk kerkon ndryshim rezultati, por hetimin e fenomeneve qe eventualisht sipas socialisteve mund te kene demtuar zgjedhjet.

“Nuk kerkojme te kthejme asnje vendim, te zhbejme asnje vendim gjyqesor apo administrativ pervece te bejme transperence. Rekomandimet i vlejne publikut shqiptar qe gabimet, te mos perseriten me”, u shpreh Gjiknuri.

Projektligji i Partise Socialiste parashikon qe ne parim,  zgjedhjet parlamentare te hetohen deri ne 6 muaj nga shpallja perfundimtare  e rezultatit, por persa i perket zgjedhjeve te 28 qershorit, ku ky afat ka kaluar, ata parashikojne efekt prapaveprues te ligjit.

Sot nuk ishte dita qe demokratet te mbanin qendrim per projektligjin, por nga pyetjet qe i bene kolegeve socialiste, u duk se ata do te kerkojne riformulim e projektligjit te opozites duke vene theksin tek vendimet e Gjykates Kushtetuese per komisionet hetimore dhe kufizimin e parlamentit ne objektin e hetimit.

Top Channel