“Drejtesia”, Topi: Apel per bashkepunim ne kuvend

08/03/2010 10:25

Presidenti i Republikes Bamir Topi i beri apel politikes shqiptare qe te shkoje pertej debatit te dites dhe te bashkohet ne te mire te kalimit te disa ligjeve teper te rendesishme, sidomos ne fushen e drejtesise.

Ne nje fjale pershendetese mbajtur ne mbledhjen e Keshillit te Larte e Drejtesise, pas analizes se bere ne gjykata, kreu i vendit theksoi se reforma ne drejtesi eshte thelbesore ne rrugen e integrimit te vendit.

“Eshte diskutuar per ceshtjet e Konferences Gjyqesore, Gjykates Administrative, nevojen per profilizimin e gjykates se te miturve. Here pas here eshte shprehur edhe shqetesimi per gjendjen e krijuar per shkak te disa impaseve qe jane krijuar ne ceshtjet e ligjshmerise. Nisur nga kjo une do t’i beja apel politikes, parlamentit qe te shkoje pertej debatit te dites, te shohe me larg, sepse integrimi i vendit, procesi i liberalizimit te vizave eshte i kondicionuar prej reformave”, u shpreh Presidenti Topi.

Duke kerkuar me fjale te tjera qe ne parlament te arrihet numri magjik 84 per miratimin e disa ligjeve teper te rendesishme, Topi ftoi politikanet te shprehin nje vullnet lidhur me keto ceshtje.

Kreu i vendit theksoi se Shqiperia eshte ne fazen finale ne rrugen e integrimit, por sistemi i drejtesise mbetet ne nje moment staze perderisa disa ligje shume te rendesishme i kane imponuar ketij sistemi nje gjendje pritjeje.

“Qendrimet politike jane ekskluzivitet i partive politike, por disa ligje jane mjaft te rendesishme per vendin, ndaj duhet bashkepunim per ta kaluar kete gjendje.

Top Channel