Abuzimet, AK: Nuk eshte mbledhur asnje gjobe

08/03/2010 16:45

Shteti eshte nenshtruar perpara bizneseve qe abuzojne me cmimet ne treg duke mos penalizuar dot asnje prej tyre edhe kur shkeljet jane provuar ligjerisht.

Autoriteti i Konkurences leshoi alarmin se qeveria nuk ka mbledhur dot asnje nga gjobat e vene per spekullime ne treg.

“Nga 9 vendime qe jane marre per vendosjen e ketyre gjobave, vetem njeri njeri ka marre vendim te prere dhe ai nuk eshte ekzekutuar. Nuk ka asnje instrument ligjor per t’i mbledhur gjobat”, u shpreh Lindita Lati, kryetare e Autoritetit te Konkurences.

Autoriteti i Konkurences pretendon se  ka dyshime se spekullimet jane te shumta dhe pjesa derrmuese e tyre prekin tregjet me te rendesishme, ku marreveshjet e fshehta apo praktika te tjera spekullative, rrisin cmimet per konsumatoret. Ne total Autoriteti i Konkurrences ka vendosur rreth 790 milione leke gjoba, gati 8 milione dollare.   

Top Channel