PS: Pas kutive kriza te tjera

06/03/2010 15:30

Partia Socialiste e ka perkufizuar situaten aktuale ne vend si nje krize e gjithashme, qe e ka burimin tek ajo qe opozita e cileson si manipulim te zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Po behen tashme muaj qe Sali Berisha po perpiqet t’u mbushe mendjen shqiptareve se vendi nuk eshte ne krize, megjithese çdo qytetar i thjeshte i ketij vendi e ndjen krizen sa here i duhet te fuse doren ne xhep per te blere ushqim per familjen e femijet e tij. Sali Berisha thote se s’ka krize edhe pse qytetare e qytetaret e ketij vendi e ndjejne krizen sa here u futet nen dere fatura e energjise dhe ujit. E verteta e hidhur eshte se Sali Berishes dhe mazhorances se tij nuk i intereson nese vendi eshte ne krize pasi kjo qeveri e papergjegjshme nuk eshte produkt i votes se lire te shqiptareve”, u shpreh Klosi.

Sipas Partise Socialiste kjo panorame e paraqitur prej saj nuk ka per te ndryshuar deri kur ne vend te respektohet vota e shqiptareve.

“Per sa kohe standardet e zgjedhjeve demokratike, te lira e te ndershme nuk do te arrihen, per sa kohe vota ndryshe do te hidhet ne kuti e ndryshe do te numerohet, per sa kohe vullneti i popullit do te shtremberohet ashtu siç ndodhi ne 28 qershor, kjo situate nuk ka per te ndryshuar. Te gjtha veshtiresite e problemet me te cilat perballen sot shqiptaret, qe nga rritja e cmimeve e deri tek injorimi i te drejtave te banoreve te Orikumit e tallja me kerkesat e minatoreve e kane origjine tek manipulimi i procesit zgjedhor.  Refuzimi i Sali Berishes per te hetuar ate cka ka ndodhur ne 28 qershor perben proven me te qarte se kryeministri nuk eshte i interesuar ne zgjidhjen e krizes”, perfundoi Klosi.

Top Channel