Lezhe, proteste kunder Klodit

06/03/2010 20:05

Deklarata publike e Klodianit, banorit te shtepise se Big Brother, qe te shtunen e kaluar rrefeu hapur homoseksualitetin e tij, ka ngjallur zemerimin e nje grupi personash, banore te qytetit te Lezhes.

Ata kane dale ne shenje proteste ne nje nga rruget e qytetit dhe jane shprehur, se homoseksualiteti i Klodianit nuk te beje aspak me qytetin e tyre dhe se ai nuk perfaqeson Lezhen dhe banoret e saj, por vetem veten e tij.

“Ai nuk ka pune me ne ai ka punen e tij dhe nuk mund te thote se eshte lezhian. Ai nuk eshte shqiptar dhe nuk ka gjak shqiptari”, shprehet nje prej protestuesve.

Duke vazhduar protesten, grupi ka kerkuar nxjerrjen e Klodianit jashte lojes.

Protesta e Lezhes ka ngjallur reagimin e Aleances Kunder Diskriminimit te Lesbikeve, Gave, Biseksualeve dhe Transgenderve.

Nepermjet nje deklarate per shtyp, aleanca ka bere te ditur se e konsideron qesharak, por mbi te gjitha te trishtueshem faktin se te rinjte shpenzojne energji ne te tilla protesta, kur nderkohe, sipas kesaj aleance, “ata duhet te mendojne per arsimimin, punesimin dhe rritjen e shendetshme ne nje shoqeri qe rezulton te jete e eger dhe perjashtuese, pikerisht prej prapambetjes se tyre”.

Me poshte, aleanca ka dashur t’i kujtoje policise se qytetit te Lezhes, se protesta anti-homoseksuale ne qytetin e tyre eshte e jashteligjshme dhe se te tilla i konsideron edhe e Kushtetuta e Shqiperise dhe Ligji per Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ne deklarate kerkohet edhe ndjesa publike nga ana e pushtetit vendor te Lezhes, ne emer te personave qe organizuan protesten.

Top Channel