Korce, arrestohet vjedhesi i kishave

06/03/2010 17:25

Nje 35 vjecar nga fshati Zhapokik i Tepelenes eshte arrestuar sot ne Korce nga policia si i dyshuar per disa vjedhje te kulteve fetare ne disa rrethe te vendit.

Drejtoria e policise ne Korce ka faktuar disa vjedhje te ndodhura ne Korce dhe Kolonje.

Me saktesisht ne qytetin e Korces ka grabitur kishen e Shen Thanasit ne 6 dhjetor te vitit te kaluar.

Ne 9 dhjetor ka grabitur kishen e Shen Anes, ne 26 dhjetor kishen e Shen Kollit, ne fshatin Kamenice, ndersa ne 28 dhjetor ka vjedhur xhamine e fshatit Floq.

Gjurmet e tij jane gjetur ne vjedhjen e kishes se Shen Gjergjit ne qytetin e Ersekes si dhe ne kishen “Ngjitja e Zotit ne qiell”, ne fshatin Borove te Kolonjes.

Drejtoria e policise se Korces eshte duke kontaktuar edhe me Gjirokastren dhe Vloren per disa vjedhje kishash te ndodhura atje.

Top Channel