“Energjia”, Prifti: Po verifikojme rastet

06/03/2010 16:10

I pyetur me insistim nga gazetaret se cfare masash po merr qeveria per t’i kthyer parate e paguara per energjine elektrike me cmimin e rritur edhe gjate muajit dhjetor te vitit te kaluar, ministri i Ekonomise Dritan Prifti tha se kjo situate po verifikohet.

“Ne ministri kemi ngritur nje grup investigimi te vecante qe po ben verifikime te faturave, nese ka ndodhur vertete ajo qe eshte thene publikisht. Sigurojme qytetaret se jane te gjitha mundesite per te demshperblyer cdo konsumator”, u shpreh Prifti.

Nderkohe ka ardhur reagimi i Partise Socialiste. Deputeti Erion Brace i cili ishte i pari qe denoncoi faturimin me cmime te rritura edhe pse tarifat e reja nuk ishin ne fuqi tha se Partia Socialiste e konsideron kete akt nga OSSH-ja si vjedhje dhe kjo ceshtje duhet t’i kaloje per ndjekje penale prokurorise.

 “Grabitja me faturat e energjise elektrike, duke aplikuar çmimin e rritur te energjise elektrike nuk eshte nje gabim njerezor por nje veprim i qellimshem dhe i vetedijshem qe ka arketuar per llogari te OSSH te ardhura te paligjshme, duke konsumuar vepren penale te vjedhjes se afro 1 milione klienteve.Grabitja me faturat e energjise elektrike, duke aplikuar cmimin e rritur te energjise elektrike – me fuqi ligjore nga 1 janari – qe ne muajin dhjetor, nuk mund te jete me nje ceshtje ne verifikim, per me teper nga ortaket e monopolit OSSH, ajo duhet te jete nje çeshtje nen hetim, gjykim dhe ndeshkim. Vjedhja eshte e provuar nga faturat, permasa e saj duhet hetuar nga Prokuroria”, theksoi Brace.

Sipas Partise Socialiste privatizimi i OSSH-se eshte bere bere per qellim politike elektorale dhe se shitja e saj nuk po permbush qellimin per sherbim cilesor ndaj qytetareve.

Top Channel