Rrezikohet prodhimi bujqesor

05/03/2010 16:35

Reshjet e shiut po demtojne shume token, e jo vetem ne aspektin e rreshqitjeve, por edhe ne drejtim te prodhimtarise se saj.

Inxhiniere te gjeologjise bejne apel per trajtimin e tokes ne vend pasi sipas tyre situata eshte alarmante. Nga mungesa e kujdesit dhe trajtimit, toka po behet sa e rrezikshme nga rreshqitjet aq dhe jo prodhuese pasi uji merr me vete te gjitha lendet kimike dhe organike te saj.

“Eshte hequr dore nga trajtimi i tokes dhe per pasoje ndodhin keto fenomene qe jane te rrezikshme si per jeten e banoreve ashtu edhe per prodhimtarine e ulet. Duhen bere kanale kulluese, si dhe duhet bere pyllezimi i cili ndihmon jashte mase ne thithjen e ujit nga toka”, u shpreh inxhinier Fadil Sallufi.

Prodhimi bujqesor do te jete me i ulet, duke shkaktuar nje reaksion zinxhir problemesh te fermeret. Mungesa e kanalizimeve dhe drenazhimit, shkaterrimi i pyjeve ka bere qe toka te beje te pasigurte jeten e banoreve, nderkohe qe efektet e negative te ketij fenomeni do te ndihen edhe ne vitet ne vijim.

“Kjo sasi e reshjeve i shkakton nje mbingopje me uje tokes, e dobeson ate, ben qe t’i humbin vetite dhe krijohen rreshqitje te ndryshme”, u shpreh Sallufi.

Situata eshte problematike ne te gjitha zonat rurale ku mungojne kanalizmet dhe ku pyjet jane demtuar nga dora e njeriut, nderkohe qe Ministria e Bujqesise mjaftohet vetem me evidentimin e demeve, e ne shume raste edhe ate e ka te vonuar.

Top Channel