Rama: Qeveria fsheh kutite, por edhe krizen

05/03/2010 16:00

Ne Partine Socialiste duken te bindur se transparenca e zgjedhjeve eshte e lidhur me cilesine e qeverisjes. Kete here si prove te keqqeverisjes, kryetari Rama permendi mbifaturimin e energjise elektrike, mbivendosjen e pronareve ne Orikum dhe statusin e munguar te minatoreve. (UPDATE)

“Cdo qeveri ne demokraci ka nevoje te binde qytetaret. Kur qeveria nuk e ka te domosdoshme cdo vote, sepse ate sasi votash qe i duhet per te kaluar pragun e fitores e merr me pahir permes mekanizmi korrupsioni, atehere qeveria nuk ndjen detyrimin te jape llogari dhe te plotesoje me kujdes sa me shume nga nevojat e njerezve”, u shpreh Rama.

A do te qeveriste me mire po kjo qeveri ne rast se hapeshin kutite? Per kete Rama eshte i sigurt, pasi minimalisht pas procesit te transparences ekzekutivi do te ishte me i pergjegjshem.

A mundet Prokuroria te beje transparencen qe kerkon Partia Socialiste, perderisa ka hetuar dy qendra, ate te Ruzhdies ne Fier dhe te Jubanit ne Shkoder?

“Ne Ruzhdie mesa duket kjo ka ndodhur, por nuk kemi asnje arsye te besojme qe kjo mund te ndodhe ne rastin e Shkodres, perderisa kemi vonesa qe per mendimin tone jane te pajustidikueshme”, u shpreh Rama.

Megjithate zoti Rama thekson edhe njehere se kerkesa e tyre per transparence nuk ka te beje me Prokurorine apo Gjykatat, por me nje te drejte. Qe ne rast se do te plotesohej, do t’i sillte sipas tij shume te mira vendit.

Top Channel