PS: Vendi ndodhet ne krize ekonomike

05/03/2010 20:10

Partia Socialiste i eshte referuar shifrave faktike te buxhetit te vitit 2009, si tregues qe deshmojne qarte se vendi ndodhet tashme ne krize te plote ekonomike.

Deputeti Ilir Beqja akuzoi madje qeverine se kriza nuk lidhet me asnje konjukture nderkombetare, por eshte pasoje direkte e politikave te deshtuara te qeverise. Sipas tij, te ardhurat e biznesit te vogel ne vitin 2009 jane me te vogla se ne vitin 2008.

Beqja shtoi gjithashtu se ka pasur nje rritje te inflacionit, duke deshmuar se ne Shqiperi nuk ka rritje reale te ekonomise. “Per PS-ne, shenja e krizes eshte me e rende se vete kriza”, perfundoi deputeti socialist.  

Top Channel