Meta: Shqiperia synon kryesimin e OSBE

05/03/2010 08:40

Gjate qendrimit te tij ne Vjene, zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi nje takim zyrtar me sekretarin e Pergjithshem te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), Perrin de Brichambaut.

Meta dhe Brichambaut vleresuan me kenaqesi se bashkepunimi mes OSBE-se dhe Shqiperise eshte shume i mire ne te gjitha nivelet, ne Vjene, si dhe ne Tirane.

Ky bashkepunim perben nje themel te forte per kerkesen e shprehur nga Shqiperia per te kryesuar OSBE-ne ne 2014. Biseda u fokusua ne pergatitjet e nevojshme per te siguruar nje kryesim te suksesshem.

Ministri Meta e informoi sekretarin e Pergjithshem per masat e planifikuara nga ana e Ministrise se Puneve te Jashtme, duke theksuar se Shqiperia eshte e vetedijshme per rendesine dhe pergjegjesine qe mbart nje ndermarrje e ketyre permasave.

Meta vuri ne dukje edhe vemendjen qe po i kushtohet pergatitjes se ekipeve diplomatike ne Vjene dhe Tirane, si dhe mundesive per te caktuar diplomate shqiptare ne misionet ne terren te OSBE-se dhe ne sekretariatin e OSBE-se.

Brichambaut shprehu mbeshtetjen e plote te sekretariatit te OSBE-se per keto iniciativa dhe per planet pergatitore te Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise, duke e garantuar z. Meta qe caktimet e diplomateve shqiptare ne misionet e terrenit dhe ne sekretariat jane te mirepritura.

Top Channel