Fajon: Po demtohet liberalizimi

05/03/2010 15:05

Fluksi i kerkesave per azil nga Maqedonia dhe Serbia rrezikon te demtoje vendimin per Shqiperine dhe Bosnjen.

Raporterja e Parlamentiit Europian per liberalizimin e vizave Tanja Fajon deklaroi se mberritjet masive kane bere qe vendet e Bashkimit Europian te shqetesohen shume perpara vendimit per Shqiperine, cka rrezikon te sjelle ngadalesimin e procedurave.

“Jemi ne mes te pergatitjeve per liberalizimin e vizave per Bosnjen dhe Shqiperine. Nese ka nje qendrim negativ, si pasoje e mberritjeve masive ne Belgjike, BE do te shqetesohet edhe me shume dhe kjo mund te coje ne ngadalesimin e procedurave”, u shpreh Fajon.

Raporterja i kerkoi autoriteteve te Maqedonise dhe te Serbise qe te informojne qytetaret e tyre per ekzistencen e disa agjencive qe marrin para me premtimin fals per nje jete me te mire. Ka dyshime se mberritja masive mund te sherbeje edhe si mbulesa per te fshehur rrjetet kriminale.

“Nuk jane debatuar ende masat e mundshme qe mund te merren, por kontrolli i kufijve duhet te forcohet”, u shpreh Fajon.

Top Channel