Edhe Jolie ne shtratin e Mick Jagger

05/03/2010 16:50

Lideri i grupit britanik, Rolling Stones, Mick Jagger njihet si nje nga meshkujt me joshes te botes se artit sepse ka futur ne shtrat qindra femra, por kohet e fundit nje thashethem e forcon edhe me shume figuren e tij prej “Don Zhuani”.

Edhe aktorja e famshme Angelina Jolie ka kaluar ore intime me Jagger. Kjo shkruhet ne biografine e Jenny Paul qe per vite me radhe ka studiuar jeten e aktores amerikane. Sipas tij, Jolie ka pasur nje histori me Mick ne vitin 1997 dhe ne vitin 2003. Dy vjet me pas Jolie njohu Brad Pitt me te cilin vazhdon te bashkejetoje edhe sot.

Ne biografine “Brad Pitt and Angelina Jolie: The True Story”, zbulohet gjithashtu edhe nje histori e shkurter mes bukuroshes dhe kolegut Colin Farrel. Ata kane dale bashke per disa muaj pasi u njohen ne filmin “Alexander” por me pas Angie e la aktorin irlandez sepse ai abuzonte me alkoolin dhe shihej si nje shembull i keq per djalin e saj Maddox.

Top Channel