Angelina e Brad, ne arrati prej paparaceve

05/03/2010 12:50

Angelina Jolie, partneri i saj Brad Pitt, disa prej femijeve te tyre, si dhe kolegu Johnny Depp jane ndihmuar nga policia te levizin pa probleme ne rruget e Venecias, per shkak te ndjekjes hap pas hapi deri ne bezdisje te paparaceve.

Mini-klani i divave hollivudiane, ne bordin e dy varkave bashke me njerez te eskortes se tyre po udhetonin neper Venecia me qellim viziten e nje muzeu te ri ne qytet. Ata ndodhen ne Itali per xhirimin e filmit ‘The Tourist”.

Pas tyre rendi turma e fotografeve dhe paparaceve te cilet jo vetem qe u bene bezdi per VIP-at por edhe rrezik per ta. Fale nderhyrjes se policise dhe kujdesit te eskortes situata u qetesua shpejt e shpejt.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel