Trajneri Kuzhe: I kenaqur me ekipin

04/03/2010 12:25

Trajneri Josip Kuzhe eshte shprehur mjaft i kenaqur per paraqitjen e Kombetares shqiptare, ne fitoren 1-0 te arritur te merkuren perballe Irlandes se Veriut.

“Pas pjeses se pare isha shume i kenaqur, pasi skuadra luajti mire”, deklaroi tekniku kroat per “SuperSport”. “I shkaktuam veshtiresi Irlandes se Veriut dhe krijuam disa raste per shenim. Ndersa ne pjesen e dyte beme disa ndryshe dhe lojtaret treguan pak lodhje”. Per rikthimin e kapitenit Lala, Kuzhe shtoi: “Lala ishte i shkelqyer, jam shume i lumtur per rikuperimin e tij. Kam pare disa ndeshje te kapitenit, por ai nuk kishte luajtur asnjehere me Kombetaren per aq kohe sa isha une. Sigurisht qe Altini eshte i rendesishem per skuadren ne eliminatoret e ardhshme, jo vetem si lojtar, por edhe si lider i perfaqesueses. Lala, Skela, Bogdani, Duro apo Cana jane elemente shume te rendesishem per Euro 2012”.

Edhe vete Lala e vleresoi fitoren perballe irlandezeve, ndersa ka folur me optimizem edhe per te ardhmen. “Ndeshja ishte e veshtire edhe per shkak te terrenit, por pavaresisht fushes beme nje paraqitje mjaft te mire. Ne pjesen e pare natyrisht qe luajtem me mire se ne pjesen e dyte, edhe per shkak te lodhjes dhe rendimit te fushes, qe veshtiresonte kombinimet. Keto jane ndeshje miqesore ku lojtaret mund te testohen dhe te tregojne vlerat e tyre per Kombetaren”, deklaroi 34-vjeçari.

“Trajneri Kuzhe ka nje plan, kemi punuar shume mire ne grup dhe shpresojme qe ne te ardhmen te arrijme rezultate”. Me tej Lala foli edhe per refuzimin e Mergim Mavrajt, pasi ka qene i pranishem ne takimin qe trajneri zhvilloi me mbrojtesin kosovar disa muaj me pare.

“Ata u takuan ne Hanover dhe paten nje bisede te shkurter. Mavraj kishte shprehur deshiren dy-tri here per te luajtur me Shqiperine, por qendrimi qe mbajti nuk ishte pozitiv. Po me doli perpara ne ndeshjen tjeter qe skuadra ime do luaje me Bokumin ne Bundeslige do ta vras ”, tha ai duke qeshur.

Nje rikthim i rendesishem ne skuadren kuqezi ishte edhe ai i Kristi Vangjelit. Mbrojtesi i Arisit te Selanikut tha: “Jam i kenaqur qe ndjej serish kete atmosfere. Ishte nje ndeshje e rendesishme, e cila u ndikua edhe nga terreni. Morem rezultatin qe deshironim dhe kjo eshte mjaft pozitive ne kuader te eliminatoreve. Skuadra ka bere ndeshje te mira, ka shume lojtare te rinj. Shpresoj qe ne te ardhmen te kemi rezultate pozitive”.

Top Channel