Spanja, Del Bosque joshet nga braziliani Nene
04/03/2010 17:55
Kombetaret europiane vazhdojne te vuajne dilemen mes joshjes qe u ofron nje lojtar i huaj por me pasaporten e vendit ku deshiron te luaje dhe krenarise per te pasur nje skuader sa me homogjene.
Kete problem nuk e ka vetem Marcelo Lippi me brazilianin Amauri por edhe Vicente Del Bosque. Tekniku i kombetares se Spanjes nuk mund te mbylle syte perballe paraqitjes se shkelqyer te brazilianit Nene qe aktualisht luan me Monakon.
“Mesfushori ka dhuruar paraqitje te shkelqyera me Monakon dhe nuk nuk mund te rrime indiferente. Por nuk mund te them se do jete pjese e 23 lojtareve te boterorit pasi ne kete rol, konkurrenca eshte e madhe”, thekson Del Bosque.
Top Channel