Qeveria “pajtohet” me FMN

04/03/2010 16:15

Pas shume perplasjesh shpeshhere edhe publike qeveria duket se eshte dorezuar duke u puqur me ne fund me mendimin e Fondit Monetar Nderkombetar per uljen e borxhit dhe administrimin e financave publike.

“Politikeberesit shqiptar u treguan te afte te ndermerrnin disa politika kunderciklike dhe  Shqiperia ishte nje nga ekonomite e vetme ne Europe qe u rrit pergjate krizes. Por sot ne po shohim qe ambienti global po shtron sfida te reja. Po shohim qe serish pas krizes ne rang global po ridalin disa cregullime te hershme. Disa vende me deficite te larta korrente para krizes po vazhdojne te kene serish deficite te larta korrente. Te gjitha keto sfida imponojne nderhyrje edhe ne Shqiperi. Duhet  qe te ndermerren disa ribalancime te deficiteve, te mbahet sistemi financiar stabel dhe dhe te nderhyhet per ristrukturimin e disa sektoreve te ekonomise”, u shpreh Gerwin Bell, ish-shefi i misionit te FMN-se ne Tirane.

Ministri Bode nga ana e tij theksoi se eshte koha qe ekonomia shqiptare te mund te perfitoje nga zhvillimet per ekonomine globale per te fituar nje pozicion me te mire permes ndermarrjes se nje politike emergjente te stabilizimit makro-ekonomik te vendit.

Ndersa guvernatori i Bankes edhe pse ka perseritur nevojen per uljen e borxhit kete here ka dashur ta vere me shume theksin tek pasojat qe ka sjelle kriza ne ekonomine reale te vendit. Ardian Fullani tha se vec zhvleresimit te lekut, ekonomia ka nevoje edhe per nje tjeter korrektim, ate te uljes se cmimeve, kryesisht per pasurite e paluajtshme, qe do te sillte rigjallerimin e shitjeve, te rena ne nivelet minimale.

“Aktualisht jemi perballur me korrektimin e kursit te kembimit megjithate eshte i pamjaftueshem ai duhet te korrigjohet me cmimet e aseteve  fikse ne perputhje me ekuilibrita te rinj pasurore”, u shpreh Fullani.

Keto deklarata u bene gjate nje seminari te organizuar ne Tirane nga Fondi Monetar Nderkombetar mbi rreziqet qe sjell ambienti i ri i ekonomise globale ne stabilitetin makro-ekonomik te Shqiperise.  

Top Channel