Pyetesori, miratohen edhe 6 kapituj

04/03/2010 14:40

Komiteti Nderministror i Integrimit Europian miratoi sot edhe 6 kapituj te tjere te pergjigjeve te pyetesorit te Komisionit Europian per Shqiperine, duke e cuar ne 21 numrin e kapitujve te miratuar deri tani.

Duke informuar per ecurine e hartimit te pergjigjeve per pyetesorin, kryeministri Berisha tha se 6 kapitujt e rinj kane se bashku 327 pergjigje, ose rreth 14 perqind te te gjitha pyetjeve te pyetesorit, i cili permblidhet gjithsej ne 35 kapituj.

Kryeministri theksoi se krahas punes intensive per hartimin e pergjigjeve, paralel me te po ecet edhe me perkthimin, ku jane perkthyer 2249 faqe.

Edhe gjate ketij takimi, kryeministri Berisha risolli ne vemendje porosine qe pergjigjet te jene sa me koncize, per t’u lexuar lehtesisht nga ata qe do te bejne vleresimin e tyre.

Top Channel