PS: Do te rriten taksat

04/03/2010 17:10

Partia Socialiste paralajmeron se rritja e borxhit publik per shkak te keqperdorjes se buxhetit nga qeveria do te sjelle shume shpejt rritjen e taksave per qytetaret.

Deputetja Ermelinda Meksi tha se kriza ekonomike ne vend po thellohet duke sjelle rritje te varferise dhe me shume papunesi ne vend, tregues qe sipas saj do te perkeqesohen edhe me ne te ardhmen e afert nga efekti zinxhir qe do te kete rritja e cmimeve te energjise.

“Deficiti buxhetor ne vitin 2009 ishte rreth 160% ose rreth 30 miliard leke me shume kundrejt buxhetit fillestar te planifikuar nga qeveria ose shtesa e deficitit te krijuar ne 2009,eshte afersisht sa borxhi qe kjo qeveri po perpiqet te marre nepermjet eurobondit. Rritja e çmimit te energjise veç faturave te rritura per qytetaret do kete efekt zinxhir nen koston e shume mallrave te tjera te konsumit te prodhuara ne Shqiperi duke ulur konkurueshmerine e tyre dhe te bizneseve shqiptare,nderkaq do vazhdoje me tej rritja e cmimeve prej zhvleresimi i monedhes qe ka si shkak rritjen e borxheve”, u shpreh Meksi.

Sipas saj, borxhet e shtrenjta, si borxhi i brendshem ashtu dhe i jashtem, do te sjellin se shpejti rritjen e taksave nga qeveria dhe uljen e investimeve publike qe nenkupton rrudhje te ekonomise, me pak vende pune dhe me shume varferi.

“Statistikat flasin per nje ulje te punesimit ne nje kohe qe plani i famshem i Ilir Metes dhe premtimet e bujshme te PD per mijera e dhjetera mijera vende te reja pune jane bere tashme pluhur e hi”, theksoi Meksi.

Top Channel