Polemika per zgjedhjet ne FSHF

04/03/2010 20:30

Pak dite perpara zhvillimit te Asamblese Zgjedhore te Federates Shqiptare te Futbollit, kandidatet per presidente, Refik Halili, Rudi Vata dhe kandidati per Komitetin Ekzekutiv, Sulejman Starova, ne nje konference per shtyp kane paraqitur disa pika nepermje te cilave pretendojne parregullesi ne zhvillimin e ketij procesi zgjedhor.

Sipas Halilit, kjo konference per shtyp pervecse shpreh pretendimet e tyre per shkelje ne statut, ka si synim edhe kerkesen per transparence te procesit te votimit.

“Ne e organizojme kete konference per transparence. Nuk na tremb dita e zgjedhjeve dhe garantoj qe Duka eshte i humbur dhe kjo eshte bindja ime. Kerkoj transparence dhe asgje tjeter. Do t’i bej mire futbollit mos kemi probleme diten e zgjedhjeve”, shprehet Halili.

Kandidati tjeter, Rudi Vata akuzon drejtuesit aktuale te FSHF-se per loje jot e paster. “Ne mendojme qe jemi njerez qe duam te drejtojme futbollin ne menyre demokratike dhe qe loja te zhvillohet e paster per te gjithe aktoret”, pohon ai.

Nderkohe ish-sekretari i FSHF-s dhe kandidat per Komitetin Ekzekutiv, Sulejman Starova ka bere te ditur se ka pasur kontakte me ministrin e Sportit dhe me sekretarin e UEFA-s Infantino per padrejtesite e pretenduara. Te marten ne Durres do te zhvillohet Asambleja Zgjedhore e FSHF-se ku do te zgjidhet presidenti dhe strukturat drejtuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA