Oscar, Streep kandidohet per here te 16-te

04/03/2010 16:40

Rekord absolut i aktores Meryl Streep, e cila kandidohet per te 16-ten here per nje cmim Oscar.

Me shume gjasa ky rekord nuk do te thyhet per shume kohe, pasi aktorja hollivudiane ka nje karriere te gjate dhe te suksesshme qe nis ne vitin 1979 me kandidaturen per filmin “Gjahtari”, duke vazhduar deri ne ditet e sotme me “Julie & Julia”. Te gjitha kandidimet jane nje imazh i vertete per nje dive qe ka interpretuar perhere ne nivele te larta.

Per 60 vjecaren nuk ka ndryshuar asgje me kalimin e viteve, pasi ajo vazhdon te ruaje te njejtin pasion per boten e kinemase. Aktorja ka arritur ta fitoje vetem 2 here trofeun Oscar, ne vitin 1980 me filmin “Kramer kunder Kramer” dhe tre vjet me vone me filmin, “Zgjedhja e Sofise”.

Qe prej atij viti, Streep eshte mundur perhere dhe ne Hollywood jane te bindur se tashme ka ardhur momenti per statujen e trete. Nje nder rolet me te goditur prej aktores eshte edhe ai ne filmin “Djalli vishet me Prada” por edhe ne komedine “Mama mia”. Per te arritur ne cmimin e trete Oscar, Streep duhet te beje llogarite me Sandra Bullock, favorite me filmin “The Blind Side”.
   

Top Channel