Kudo qe shkelin, trajneret italiane cdo gje e kthejne ne ar. Kjo teori vertetohet nese i hedhim nje sy listes se trajnereve te Boterorit 2010 ku ne dy vendet e para renditen dy italiane.
I pari eshte Fabio Capello qe fiton plot 8.8 milione euro ne vit dhe pavaresisht kesaj, tashme ai eshte kthyer ne nje idhull ne Angli, pasi i ka dhene nje fytyre tjeter kombetares. Nese e shkojme listen nga fundi, me i varfri eshte nigeriani Shaibu Nadia qe fiton 125 mije dhe koreano-veriori Kim Jong Hun me 170 mije.
Marcelo Lippi renditet ne vendin e dyte me 3 milione euro. Trajneret europiane dominojne kreun, duke lene pas koleget amerikane, aziatike dhe afrikane. 1.2 milione shkojne per australianin Verbeek qe mban rekordin e zones se Oqeanise dhe Azise, Parreira qe drejton Afriken e Jugut merr 1.2 milione dhe kryeson listen e Amerikes Latine, ndersa Aguirre i Meksikes me 1.2 milione, kryeson listen e Amerikes.
Persa i perket perballjeve mes gjiganteve dhe modesteve, bie ne sy Hiddink me 5 milione ne vit, qe u eleminua nga Kek me 245 mije. I shumeperfoluri Domenech nuk mund te sulmohet edhe per pagen e tij pasi arketon 560 mije, ndersa Dunga 800 mije, ashtu si Maradona.
Top Channel