Alibeaj: Komisioneret e PS na mohuan nje deputet ne Fier

04/03/2010 21:40

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka folur ne “Top Story” per procesin e votimit ne komunen Ruzhdije qe eshte kthyer ne nje “molle sherri” mes maxhorances dhe opozites per ceshtjen e hapjes se kutive.

“Serioziteti me te cilin duhet analizuar dhe gjykuar situata ne Ruzhdije, duhet te jete me i ftohte dhe me i shtrire ne kohe. Historikisht, ne rreth 500 votues, shume pak votojne PS-ne. Ky eshte nje realitet elektoral i stratifikuar ne kohe. Ne 28 qershor ne oren 9, ne Ruzhdie, 3 komisionere ishin anetare te PS-se. Te 3 ata komisionere, me justifikimin se ishin te lodhur, largohen. Me qellimin e parashikuar kohe me pare, vjedhin vulen me te cilen vuloseshin fletet e votimit. E dine se kush eshte rezultati dhe ndodh pikerisht kjo gje. Deri ne oren 9 ne Ruzhdie rezulton se fletet e votimit me dy vula jane 90. Nga momenti qe ikin komisioneret socialiste, te gjitha votat e tjera kane nga nje vule dhe rezulton qe jane rreth 400”, thekson Alibeaj.

Sipas tij, PD e humbi mandatin e shtate ne Fier per 130 vota, pa llogaritur 400 votat e pavlefshme te Komunes Ruzhdie.

“Gjykata nuk na dha te drejte por ajo qe eshte fakt eshte fakt. Ky eshte realiteti i cili shkruhet ne dokumentacionin e qendres se votimit, ne KZAZ dhe KQZ. Kjo eshte fatekeqesia me te cilen ju mohoet 400 qytetareve te Ruzhdies vota. Pasi iken 3 komisioneret e PS me vulen ne xhep dhe me makinat shume te mira e te shtrenjta, 4 anetaret e tjere te ngelur njoftuan me shkrim KQZ-ne. Jam dhe kam qene gjithmone qe nje nje vendim gjyqesor duhet te pranohet. Komisioneret demokrate kane qene gjithmone ne pritje, te ulur ne qendren e votimit”, shton deputeti demokrat.  

Top Channel