Subvencionet, financime pa gare per fermeret

03/03/2010 08:00

Gjate vitit 2008, kur qeveria pati percaktuar te shperndante si ndihme direkte per bujqesine rreth 9 milione dollare, pothuajse te gjithe fermeret qe kane aplikuar, kane fituar nga fondi, gje qe tregon se keto para jane shperndare pa gare dhe pa perzgjedhje.

Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Bujqesise, te publikuara ne nje studim te Universitetit Bujqesor te Tiranes, behet e ditur se pothuajse te gjitha projektet e paraqitura nga fermeret ne zyrat e bujqesise, perfituan financim.

Ministria deklaron zyrtarisht se fondet duhet t’i jepen fermereve ne baze te nje gare, ku zyrtaret duhet te perzgjedhin projektet me te mirekonceptuara. Por ne skemen e mbeshtetjes se mbjelljeve te reja ne pemetari, vreshtari e ullishte, ne vitin 2008 u dorezuan 3200 aplikime dhe nga keto, 2990 projekte u shpallen fitues, duke bere qe elementi gare te mos ekzistonte pothuajse fare.

Nga ana tjeter, projekti 2KR, i cili financon ndermarrje bujqesore, ka pranuar gjate vitit 2008, 38 aplikime, dhe i ka financuar qe te gjitha. Pavaresisht se financoi cdo projekt qe iu paraqit, serish shpenzoi vetem 78 per qind te shumes se planifikuar.

Ministria e Bujqesise thote se e ka monitoruar dhe vleresuar efikasitetin e projektit, duke kryer intervista me zyrtaret e vet ne qender, zyrtaret e drejtorive bujqesore ne rrethe si dhe fermeret perfitues. Sipas intervistave, ka rezultuar se pothuajse te gjithe te intervistuarit qene te informuar mbi ekzistencen e “Skemes se Subvencionimit”, ndersa nje pjese e te intervistuarve thane se kishin hasur veshtiresi ne gjetjen e nje specialisti ekstensionit (zakonisht zyrtari qe administron dokumentacionin e aplikantit).

Por pavaresisht rezultateve “shume te mira” te informimit, serish vetem 1.25 per qind e familjeve fermere qe ekzistojne ne Shqiperi kane aplikuar dhe qe te gjitha kane perfituar nga keto fonde. Kete vit, ministria thote se ka marre 5000 aplikime, por duke marre parasysh shumen prej 15 milione dollaresh te vene ne dispozicion, rezulton se te gjithe aplikantet mund te shpallen fitues, nderkohe qe projekti eshte konceptuar si nje gare mes fshatareve per iniciativat me te mira e me profesionale.

Shqiperia ka 400 mije familje fermere, te cilat kane mesatarisht 1.2 hektare toke secila. Toka bujqesore ne Shqiperi ka nje rendiment mesatar prej me pak se 2 mije dollaresh per hektar ne vit. Qeveria shqiptare jep ndihme ekonomike direkte per nje te pesten e ketyre familjeve, per shkak se konsiderohen shume te varfra. Ne vitin 2004, qeveria e kohes nisi nje projekt pilot per subvencionimin e imputeve bujqesore me argumentimin se nje mase e tille do te rriste prodhimin dhe do t’i mundesonte fshatarit shqiptar te konkurronte.

Ekspertet ne ate kohe i konsideruan parate e shpenzuara per kete projekt si “te hedhura nga dritarja”. Projekti i subvencionimit te naftes u konsiderua nga qeveria pasardhese qe mori pushtetin me 2005-n, si nje nisme krejtesisht e deshtuar, ku norma e abuzimit ishte e stermadhe. Jo vetem qe abuzimet e kohes se socialisteve u denoncuan publikisht, por disa zyrtare te kohes u paditen ne prokurori. Pavaresisht eksperiences, ne vitin 2007, qeveria e re nisi nje projekt te ri subvencionimi, duke reklamuar se kishte nder mend te nxiste mbjelljen e drufrutoreve.

“Programi aktual i ben fermeret e pasur edhe me te pasur, edhe sikur te gjitha fondet te shkojne realisht per fermerin, gje qe nuk ndodh ne asnje rast”, komentoi para pak kohesh nje ekspert bujqesie ne Korce.

Qeveria financon fermeret qe i kane ngritur pemishtet apo fabrikat e vajit qe sakaq jane duke prodhuar e konsiderohen biznese fitimprurese. Ne vitin 2008 p.sh., dy fabrika vaji ulliri kane perfituar 2.7 milione leke per prodhimin e 27 toneve vaj ekstra te virgjer, i cili u shit ne tregun e brendshem njesoj sic u shit edhe e gjithe pjesa tjeter e vajit te ullirit, qe u prodhua ate vit nga fabrikat qe nuk perfituan nga fondet e taksapaguesve.  

Top Channel