PS: Qeveria te hape kutine e Ruzhdies

03/03/2010 13:35

Partia Socialiste nuk terhiqet nga sfida e saj bere mazhorances per hapjen e kutise se Ruzhdies.

Ne nje deklarate per mediat, deputeti socialist Fatmir Toci shprehet se nese ne ate kuti nuk del ajo qe pretendon PS per shume kuti te tjera, atehere opozita do te terhiqet nga qendrimi i saj.

“Nese nga Ruzhdia del dora qe ka vjedhur zgjedhjet ne 28 qershor atehere ose do hapen Ruzhdiet e tjera ose apeli yne per popullin do te jete largimi i qeverise se votave te vjedhura. Shqiperia s’mund te behet si Ruzhdia, por duhet te behet si Europa”, thuhet ne deklaraten e Tocit.

Top Channel