Dy dite me pare Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi strategjine nderkombetare kunder narkotikeve.
Pasi vinte ne dukje disa masa dhe arritje te qeverise shqiptare ne luften kunder narkotrafikut, raporti vinte re se perpjekjet e qeverise vazhdojne te pengohen nder te tjera edhe nga korrupsioni.
Duke iu referuar ketij raporti, Partia Socialiste akuzoi sot se hetimet per korrupsion pengohen nga imuniteti i njerezve prane kryeministrit Berisha
“Mungesa e pavaresise se gjyqesorit nga nderhyrjet e ekzekutivit, mungesa e transparences, paqartesia e procedurave ligjore si dhe imuniteti i qeveritareve, jane faktoret kryesore per kalitjen e kultures se pandeshkueshmerise, qe sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, shenohet me “raste qe nuk zgjidhen kurre”, u shpreh deputeti socialist Sajmir Tahiri.
Ne nje deklarate per mediat, Tahiri theksoi se ‘hetimet per korrupsion pengohen nga imuniteti qe gezojne zyrtare te larte te qeverise. Tashme kete nuk e thote vetem Partia Socialiste, por e thote edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe Bashkimi Evropian, edhe Keshilli i Europes edhe ‘Transparency International’ dhe çdo partner tjeter nderkombetar qe vlereson Shqiperine per çeshtje te korrupsionit”.
“I kujtojme Kryeministrit Berisha se ne dhe shqiptaret nuk kemi harruar tragjedine e Gerdecit, nuk kemi harruar korrupsionin patriotik me rrugen Durres-Kukes, nuk kemi harruar shembjen e Tunelit te Thirres, nuk kemi harruar permbytjen ne Shkoder e Lezhe, dhe mbi te gjitha, nuk kemi harruar as ata qe vete Sali Berisha i mban te fshehur nen sqetullen familjare apo politike te imunitetit parlamentar. Eshte e sigurt se keto nuk do jene ne asnje menyre ‘raste qe nuk zgjidhen kurre’, por shume shpejt do jene raste para drejtesise per zgjidhje perfundimtare”, u shpreh Tahiri.
Top Channel