Prokuroret kerkojne rrezimin e kerkeses se Bares

03/03/2010 13:10

Dy prokuroret e Krimeve te Renda Gentian Trenova dhe Besnik Muci i kerkuan gjykates te rrezoje kerkesen e Aldo Bares per gjykim te shkurtuar.

Prokuroret i thane gjykates se duke qene se i pandehuri ka bere edhe kerkesa te tjera sikurse ajo per pavlefshmerine e akteve, kerkesa per gjykim te shkurtuar duhet t’i refuzohet. Nderkohe trupa gjyqesore e kryesuar nga gjykatesja Fatmira Hajdari do te shprehet javen tjeter per kete pjese.

Por nese gjykata pranon gjykimin e shkurtuar per baren qe akuzohet se eshte kreu i ish- Bandes se Lushnjes, atehere ka mundesi qe i pandehuri t’i shpetoje burgimit te perjetshem. Edhe kete seance Aldo Bare mungoi dhe eshte perfaqesuar nga avokati i tij. Aldo Bare ka bere disa kerkesa, te gjitha jane te rrezuara nga gjykata.

Top Channel