Nje pjese e fondit te mbledhur nga donacionet per familjet e prekura nga permbytjet ne veri te vendit do te shkoje ne projekte rrugore, si dhe argjinaturash te lumenjte.
Me nje vendim te posacem, qeveria shtoi buxhetin e Ministrise se Bujqesise dhe asaj te Puneve Publike, ne menyre qe te menaxhojne si duhet situaten e krijuar nga permbytjet.
Behet fjale per 163 674 300 leke, qe shkojne per qarqet Lezhe dhe Shkoder permes dy ministrive, ku nje pjese e parave do te sigurohet nga Shtabi i Emergjences Civile, i cili ne ditet e permbytjeve hapi llogari bankare per familjet e prekura. Gati 113 milione leke do te perdoren per restaurimin e argjinaturave te lumenjve qe kalojne ne zonen e Shkodres dhe ate te Lezhes, te cilat pas permbytjeve ne shume pjese kane dale jashte funksionit te tyre.
Keshtu ne baze te ketij vendimi, ne zonen e Shkodres per vitin 2010 do te ndermerret thellimi i grykederdhjes se Bunes dhe do te rregullohen argjinaturat ne zonen e Velipojes, Dajcit dhe Komunes se Gurit te Zi. Ne Qarkun e Lezhes mbetet primare restaurimi i hidrovorit te Tales dhe riparimi i argjinatures ne ishullin e Shengjinit.
Ne buxhetin qe i shtohet Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit perfshihen koncentratet dhe ushqimet per blegtorine e zones. Po ashtu, ne 2010-n do te rikonstruktohet ura e lumit Buna, ura e Drinit ne Fierze dhe do te prishet ura e vjeter e Gjolulit. Krahas ketyre, nje pjese e konsiderueshme e ketij buxheti sipas VKM-se do te shkoje ne restaurimin e kanaleve ujesjelles dhe shkarkuese te Qarkut te Shkodres dhe Lezhes. Sipas qeverise, do te merren pajisje dhe masa inxhinierike qe te mund te zbehin dalengadale permbytjet e ketij viti.
Top Channel