Pagesat ne hipoteke permes sistemit bankar

03/03/2010 08:35

Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP), njoftoi dje se prej disa ditesh, Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZVRPP), kane filluar te operojne vetem nepermjet sistemit bankar per arketimet e vlerave te sherbimeve mbi 1000 leke (te reja) qe ofron.

Kjo menyre e re e sherbimit te ofruar nga ZVRPP-te, mundesohet ne zbatimi te Ligjit Nr. 9936, i dates 26. 06. 2008, “Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise”, Udhezimit te Ministrise se Financave Nr. 1, i dates 21. 01. 2010, “Per zbatimin  buxhetit te vitit 2010”, si edhe Urdhrit te Ministrit te Financave Nr. 95, date 11. 11. 2009, “Per miratimin e fatures se arketimit”.

Ne zbatim te Ligjit, Udhezimit dhe Urdhrit te mesiperm, prej disa ditesh ZVRPP-te kane filluar te pajisin paraprakisht te gjithe individet/subjektet me “Fature Arketimi” per te gjitha te ardhurat jotatimore (te ardhurat nga sherbimet qe ofron cdo ZVRPP, gjobat) dhe te ardhurat nga taksat lokale.

Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP), terheq vemendjen se, individet/subjektet duhet te paraqiten ne sportelet e bankave per te realizuar derdhjen/transferten e mjeteve monetare ne llogarite e Thesarit, vetem pasi te jene pajisur nga ZVRPP-te me “Faturen e Arketimit”.

Top Channel