
Nje vit me pare kinematografia shqiptare do te humbte nje nga emrat me te njohur te saj, regjisorin dhe “Artistin e Popullit”, Viktor Gjika.
Por vetem fizikisht, pasi me punet e tij, Gjika ka lene gjurme te thella ne historikun e filmit vendas. Filma, qe edhe sot, pas shume vitesh nga prodhimi i tyre, vazhdojne te shihen me nostalgji.
Madje nje pjese e mire e batutave dhe personazheve te tyre, kujtohen fare mire nga disa breza. Plaku Mere Fizi i “Njeriut me top”, interpretuar nga Kadri Roshi apo Mato Gruda, roli i Timo Fllokos.
Nder filma te tjere te tij permenden “Komisari i drites”, “Perballimi”, “Gjeneral Gramafoni”, “Nentori i dyte”, “Rruge te bardha”, “Yjet e neteve te gjata”. Sot, ne kete pervjetor, koleget e Viktor Gjikes e kujtojne.
“Viktor Gjika ka qene nje nga figurat me te shquara te artit kinmatografik shqiptar. Ka qene nje personazh i njohur ne popull. Sot e kesaj dite filmat e tij mbahen mend”, eshte shprehur regjisori, Artan Minarolli.
Viktor Gjika lindi ne 1937-en ne Korce. Ai kreu studimet e larta si operator filmi ne Moske.
Ai realizoi regjine e 28 filmave, perfshire ketu ata me metrazh te gjate, te shkurter dhe dokumentare. Shkroi skenarin e 15 te tjereve. “Artisti i Popullit”, Viktor Gjika u nda nga jeta me 3 mars te 2009-es.
Top Channel