Ministria e Ekonomise do te detyroje Operatorin e Sistemit te Shperndarjes te kompensoje pjesen e energjise se dhjetorit te faturuar me cmimin e rritur qe ka hyre ne fuqi ne 1 janar te ketij viti.
“Ministria e Ekonimise, Tregtise dhe Energjitikes garanton qytetaret se nese inspektimi do te nxjerre shperdorime ne faturim, ekzistojne te gjitha mjetet ligjore per te detyruar OSSH-ne qe te demshperbleje qytetaret per faturimin”, ka deklaruar zedhenesja e METE.
Nga ana tjeter, drejtuesit e kompanise CEZ, qe ka privatizuar OSSH-ne, kane deklaruar se do te shqyrtojne rastet e dyshuara te faturave te vjetshme te llogaritura me cmimin e ri te energjise, por nuk kane sqaruar nese do te bejne kompensimin per keta konsumatore.
“Po perdorim te njejten menyre faturimi qe ka perdorur OSSH. Faturat leshohen cdo date 20, faturat e janarit te leshuara ne date 20 mbulojne periudhen e faturimit prej 1 muaji. Nuk mundemi ta masim energjine cdo date 1 apo 30 te muajit. Persa i perket pjeses se energjise se dhjetorit, qe pretendohet te jete faturuar me cmimin e janarit, ne do ta shqyrtojme rast me rast dhe nese vertetojme qe ka shkelje, do te mundohemi te gjejme nje zgjidhje”, ka pohuar Jozef hysek, drejtor i pergjithshem i OSSH.
CEZ deklaron se nuk do te toleroje as nje humbje tjeter te kompanise per shkak te mospagimit te faturave.
Nderkaq, ka filluar ne terren procesi i nderprerjes se energjise per konsumatoret debitore ndaj OSSH-se. Rreth 1 jave me pare OSSH nderpreu energjine elektrike per 167 subjekte buxhetore dhe jo buxhetore ne gjithe vendin.
Top Channel