Kriza, Fule ne Tirane me 19 mars

03/03/2010 08:45

Teksa mazhoranca dhe opozita ne Shqiperi ende nuk kane gjetur gjuhen e mirekuptimit me njera-tjetren per te konkluduar nje formule kompromisi, Brukseli behet edhe me aktiv.

Burimet diplomatike sqaruan dje per “Shqip” se komisioneri europian per zgjerimin, Stefan Fule, ka percaktuar viziten e tij ne Shqiperi. Po sipas burimeve konfidenciale, ajo do te ndodhe me 19 mars.

Gjate qendrimit ne Shqiperi, diplomati Fule pritet te zhvilloje takime me aktoret kryesore politike. Ne qender te bisedave do te jete e ardhmja e vendit ne kuader te procesit te integrimit europian, ashtu sikurse edhe kapercimi i krizes politike qe ka perfshire vendin qe prej zgjedhjeve te 28 qershorit.

Vetem pak dite me pare, Fule i pyetur nga mediat ne lidhje me zhvillimet ne Shqiperi, tha se “kam bere nje deklarate ku kam inkurajuar partite politike, qeverine dhe opoziten qe te zgjidhin ceshtjen e dialogut politik, ne menyre qe procesi politik te behet ne Parlament dhe jo ne rruge”. Nuk dua te spekuloj, tha ai, se cfare impakti kjo ceshtje do te kete, nese ajo s’do te zgjidhet, pasi shpresoj, qe pergjegjesia do te mbizoteroje dhe qe do te kem nje vleresim pozitiv te situates politike ne vend per opinionin qe Komisioni do beje per Shqiperine.

I pyetur se kur do ta vizitoje Shqiperine, Fule theksoi se “ne jemi ne nje diskutim konkret me autoritetet shqiptare per kohen e vizites sime. Ata e dine qe dua qe te vizitoj Shqiperine. Do te jete shume inkurajuese per viziten time, nese kjo ceshtje do te jete zgjidhur, por nese jo, kjo do te jete nje nga pikat kryesore ku do te mbeshtetemi ne diskutime me qeverine dhe opoziten”.

Fule, qe nga shkurti i vitit 2010, eshte caktuar ne detyren e komisionerit europian per zgjerimin dhe fqinjesine e mire. Me pare, gjate vitit 2009 ai ishte minister i Integrimit te Cekise. Nder angazhimet e tij te meparshme, Fule ka qene per kater vite perfaqesues i perhershem i Cekise ne NATO. Nga viti 2003-2005 ka qene ambasador i Cekise ne Mbreterine e Bashkuar. Ne vitet 1998-2001 ka sherbyer si ambasador i Cekise ne Lituani, ndersa nga 1996-1998 drejtor i departamentit te politikave te sigurise ne Ministrine e Jashtme ceke.

Vizita e Fule ne Tirane do te jete vendimtare per ecurine e marredhenieve politike midis mazhorances dhe opozites. Nese deri me tan,i vizita e delegacionit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes mund te thuhet se nuk rezultoi aq e suksesshme sa duhej, angazhimi direkt i Brukselit do te jete edhe me i fuqishem per te gjetur nje zgjidhje. Si “kercenim” i Bashkimit Europian ndaj klases politike ne Shqiperi mund te sherbeje liberalizimi i regjimit te vizave apo me tej opinioni per aplikimin e Shqiperine per statusin e kandidatit ne BE.  

Top Channel