HEC-i i ri i Ashtes, austriaket nisin punimet

03/03/2010 15:55

Pas me shume se dy dekadash, nga ndertimi i hidrocentralit te fundit, Shqiperia i rikthehet serish ndertimit te nje vepre te madhe hidro-energjetike. Kompania austriake Verbund ka nisur zyrtarisht punimet ne terren per ndertimin e hidrocentralit me fuqi 50 megavat.

“Ne kemi perfunduar tashme te gjithe procesin ligjor te marrjes se lejeve. Kemi marre te gjitha lejet e nevojshme qe nga ato ambientale deri tek lejet e ndertimit dhe tashme kemi filluar punen per ndertimin e hidrocentralit duke qene plotesisht ne linje me afatet e paracaktuara te projektit”, u shpreh Christian Kern, anetari i bordit te menaxhimit te Verbund.

Kushtet e veshtira te lumit imponojne perdorimin e teknologjise me bashkekohore, qe sipas drejtuesve te Verbund mundeson shfrytezimin me eficensen me te larte te prurjeve.

“Eshte nje hidrocentral i veshtire per t’u ndertuar, per shkak te kushteve te lumit. Por ne kemi gjetur zgjidhjen dhe do te perdorim teknologjine me te avancuar sot ne bote, qe quhet teknologjia Matrix, e cila mundeson shfrytezimin me eficensen me te madhe te prurjeve edhe kur ato jane te pakta. Ne kete menyre ashta eshte nje projekt inovativ sepse eshte projektuar te jete hidrocentrali me i madh ne bote qe perdor kete lloj teknologjie. Ky ishte dhe parakushti per suksesin e kesaj vepre, pasi hidrocentrali i Ashtes nuk mund te ndertohej me teknologjine e zakonshme qe perdoret sot”, theksoi Kern.

Ashta rezulton te jete nder koncesionet me te sukseshme energjetike ne Shqiperi, ne morine e koncesioneve te dhena nga qeveria, pjesa derrmuese e te cilave prej kohesh mbeten vetem projekte ne leter.

“Hidrocentrali do te prodhoje mesatarisht rreth 242 milione kilovat ore energji ne vit edhe do te furnizoje me shume se 100 mije familje shqiptare. Do te jete e gjitha nje energji e paster, pa efektin me te vogel ndotes ne ambient dhe ky investim i sjell Shqiperise me shume se 300 vende te reja pune gjate periudhes se ndertimit. Ne total projekti shkon 200 milione euro, nga nje pjese e mire do te shkoje per kompanite shqiptare qe punojne si nenkrontraktore me ne. Pra impaktet jane te shumefishta sepse eshte nje investim me te vertete i madh”, u shpreh Kern.   

Verbund, nje nga kompanite me te medha ne prodhimin e energjise hidrike ne Europe, qe vitin e kaluar realizoi nje xhiro prej 3.5 miliarde euro.

Top Channel