Fier, komisioneret ne gjyq

03/03/2010 15:05

Komisioneret e djathte te Ruzhdies jane pasuar ne Gjykaten e Fierit nga komisioneret e komunes Portez po ne Fier. Ne daten 26 shkurt te ketij viti gjykata e Fierit ka marre ne dorezim nga prokuroria e Fierit kerkesen per procedim penal per 6 nga 7 komisioneret e qendres se votimit ne komunen Portez.

Ata akuzohen nga prokuroria se kane braktisur detyren ne daten 28 qeshor ne zgjedhjet e pergjithshme. Komisioneret i perkasin Partise Socialiste dhe Partise Demokratike dhe ne zgjedhjet e 28 qershorit ata refuzuan te zhvillonin procesin zgjedhor. Behet fjale per dy qendra votimi ne fshatin Plyk dhe Kraps te komunes Portez.

Banoret e kesaj zone kishin protestuar disa here per nje rruge lidhese te zones se tyre me rrugen nacionale. Ata kercenuan muaj te tere se nuk do dilnin ne zgjedhje nese rruga nuk do rregullohej.

Nje dite para zgjedhjeve u zhvillua nje proteste dhe nje grup banoresh penguin dergimin e materialeve zgjedhore ne komune, por diten e zgjedhjeve qendrat u hapen nga komisioneret e mbetur. Me kerkese te komisionit qendror te zgjedhjeve prokuroria nisi nje hetim dhe pas disa muajsh ne gjykate eshte dorezuar edhe dosja.

Te enjten eshte vendosur hedhja e shortit per tre caktuar gjyqtarin qe do te marre ne shqyrtim ceshtjen ndaj komisionereve, Mane Gjokaj, Abedin Cobaj, Lefter Kallashi, komisionere te qendres 3119 dhe Kastriot Hoxha, Tajar Behari dhe Riza Metaj, komisioner ne qendren 3120 te komunes Portez.

Ne gjykaten e Fierit nderkohe pritet te nise se shpejti edhe procesi ndaj kater komisionereve te ruzhdies, per te cilet gjykata ka vendosur masen e detyrim paraqitje dy here ne muaj. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre nje seri akuzash perfshi edhe falsifikimin e zgjedhjeve.  

Top Channel