Digby, lojerat autoerotike i moren jeten

03/03/2010 09:35

Prezantuesi i BBC-se Kristian Digby qe u gjet i pajete diten e hene, mund te kete vdekur per shkak te asfiksimit pas nje praktike autoerotizmi.

Ne kete perfundim ka dale policia qe ka analizuar me kujdes te dhenat e marra ne shtepie e tij ne Stratford te Londres. Gjithashtu, policia hedh poshte mundesine e vetevrasjes. Gjate kontrollit ne shtepi jane gjetur nje thes dhe nje litar, ndersa sot do kryhet autopsia toksikologjike.

“Besojme se ka vdekur i asfiksuar pas nje praktike autoerotizmi”, shprehen burime te Scotland Yard per “Sun”. Kjo metode e quajtur autoerotizem, perdoret per te provuar kenaqesi seksuale. Vitin e shkuar, aktori 72 vjecar David Carradine u var gabimisht gjate nje loje erotike ne hotelin e tij ne Bangkok.

Edhe kengetari i Inxs, Michael Hutchence, pati te njejtin fund ne vitin 1997. I lindur ne nje familje modeste, Digby e nisi karrieren televizive ne vitin 2003 me programin “To Buy or Not to Buy” bashke me mikun Dominic Littlewood. Ai ishte nje personazh shume i dashur per publikun. Homoseksual i deklaruar, ai drejtoi edhe disa emisione me kete teme. “Ka bere shume per komunitetin gay dhe prandaj njerezve u pelqente shume. E beri homoseksualitetin nje gje te pranueshme edhe per klasen e mesme”, shprehet miku i tij, Julian Bennett.

Top Channel