Zgjedhjet ne FSHF, Duka shpall prioritetet

02/03/2010 00:35

Ne prag te zgjedhjeve per riperteritjen e drejtuesve te larte te Federates Shqiptare te Futbollit, i ftuar ne Procesi Sportiv ne Top Channel presidenti aktual dhe kandidat ne zgjedhjet e ardhshme Armando Duka foli per arritjet e institucionit qe drejton prej 8 vitesh dhe per objektivat per te ardhmen.

“FSHF nuk ka qene e perkryer, por ka ndryshuar disa gjera, ka bere investime. Ne syrin tim ne keto 8 vite ka marre formen e institucionit. Kemi investuar goxha per permiresimin e infrastruktures ne Shqiperi. Pas 2002 ne Shqiperi jane ndertuar disa fusha loje dhe disa te tjera stervitjeje. 100 % e projekteve te derguara nga FSHF-ja institucioneve europiane jane miratuar jo se ne jemi burra te mire por se kane qene projektet serioze”, deklaroi Duka.

Ne vazhdim te fjales se tij zoti Duka foli per prioritetet e tij persa i perket kampionatit shqiptar, ne rast rizgjedhjeje per nje tjeter mandat ne krye te FSHF-se.

“Ne projektet te atyre qe ne shohim si prioritete eshte e para forcimi i klubeve tona nepermjet propozimit te nje baze ligjore qe ka nisur dhe ndarje perfundimtare te futbollit nga shteti, e cila ne baze fatkeqesisht jane te miksuar per te forcuar futbollin ne klube” tha Duka.

Me tej kreu i institucionit me te larte te futbollit ne Shqiperi foli edhe per arritjet e perfaqesueses sone kombetare, ku hodhi poshte kritikat, sic i quajti ai, per trajneret e shtrenjte, duke u shprehur se pa shpenzime nuk mund te bejme hapa para.

“Nese nisemi me mendjen qe mos harxhojme per trajnerin, mos harxhojme per akomodimin, atehere nuk mund te bejme hapa para. Duam te perqendrohemi te ndertojme nje stadium te licensuar per kupat europiane, dhe duket se jemi ne rruge te mbare per “Qemal Stafen”. Kombetarja jone ka bere hapa para, por jo atje ku duam ne si tifoze”, tha Duka.

Top Channel