Ruzhdia, kryeqyteti i politikes

02/03/2010 19:55

Ruzhdia, fshati i kthyer ne kryeqytetin e debatit politik ne Shqiperi ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit te Fierit, ne thellesi te zones kodrinore.

Megjithese distanca nuk eshte e madhe, rruga per atje eshte shume e gjate per shkak te shkaterrimit te saj nga mosmirembajtja. Gropat dhe shembejt e bejne te pafund udhetimin.

Ne mesin e kodrave te mbushura me ullishte ndodhet fshati ku ne zgjedhjet e dates 28 qershor te 2009, ndodhen ngjarjet qe u nguliten thelle ne fjalorin politik shqiptar.

Ne fshat jane me pak se 1500 banore nga te cilet rreth 600 jane votues. Zona eshte shume e varfer dhe burimi kryesor i jeteses ne kete fshat qe ka pak toke bujqesore jane ullishtet, vreshtat dhe parcelat e vogla te mbjella me grure dhe miser.

Banoret ose prodhojne vaj ulliri ne menyre artizanale ose emigrojne kryesisht ne Greqi per te siguruar jetesen.

Por ditet e fundit ullinjte qe jane burimi i jetes po shkaterrohen nga shembjet e tokes dhe erozioni i vazhdueshem.

Per keta banoret zgjedhjet jane shume larg dhe problemet e dites jane shume te forta se debatet politike.

“Ne pergjithesi Rruzhdia merret me pune ne bujqesi dhe blegtori”, shprehet nje prej banoreve.
 
Te pyetur per ate qe ka ndodhur ne kete fshat ne zgjedhjet e 28 qershorit banoret thone se ajo ngjarje s’ka ndryshuar asnje gje ne jeten e tyre.

Banoret kerkojne qe te jene ne qender te vemendjes per hallet qe kane dhe jo ne funksion te politikes.

“Nuk eshte mire qe Rruzhdia te konsiderohet keshtu sic thone”, shprehet nje tjeter banor.

Te peste komisioneret e akuzuar per falsifikimin e zgjedhjeve ishin larguar nga fshati per t’u paraqitur para oficereve te policise gjyqesore ne Fier, ashtu sic percaktonte vendimi i gjykates.

Top Channel