
Te Tirana shkelqen dhe ne kampionatin shqiptar eshte pare gjithnje si talenti i se ardhmes se Kombetares, por ne Kombetare nuk ka gjetur deri tani hapesirat e duhura per t’u shprehur.
Behet fjale per Gjergji Muzaken, i cili shpreson se “ky do te jete edicioni i tij ne perfaqesuese.
Sipas tij, pengese eshte bere pozicioni ku ai luan, i cili eshte i ndryshem nga ai te Tirana. “Kombetarja nuk eshte si nje klub, nenvizon mesfushori. Konkurrenca eshte shume e madhe. Moduli i lojes se Kuzhese apo edhe i te tjereve ndonjehere edhe me kane penalizuar. Trajneri insiston ne menyren e vendosjes ne fushe dhe mundohet te na ngulise idete dhe skemat e tij taktike. Dhe kerkon gjithashtu t’i zbatojme me saktesi. Pozicioni im ndryshon ne Kombetare. Kuzhe kerkon gjithmone te futemi nga krahet ne qender”, thote Muzaka.
“Çdo lojtar kerkon te kete shansin e vet. Mua po me jepet nje shans dhe dua ta shfrytezoj. Fakti qe jam pjese e ketij grupi eshte diçka e madhe per mua. Thuhet gjithmone qe te luash ne Kombetare duhet te aktivizohesh jashte. Kuzhe nuk ma ka thene nje gje te tille. Çdo lojtar kerkon te arrije maksimumin, brenda ose jashte Shqiperise”, perfundon Muzaka.
Top Channel