
Objektivi i Shqiperise per eliminatoret e Euro 2012, ku ne grupin D do te duhet te perballemi me Francen, Rumanine, Bosnjen, por edhe Bjellorusine e Luksemburgun, do te jete vendi i trete ose i katert.
Kete e ka konfirmuar vete presidenti i FSHF-se Armando Duka, i cili vuri ne dukje ecurine e mire te perfaqesueses qe nga koha kur ai mberriti per here te pare ne krye te FSHF-se.
“Mendoj se ekipi Kombetar ka bere hapa perpara, edhe pse realisht ende nuk jemi aty ku te gjithe deshirojme, tha Duka. Problemi i vazos eshte aktual, pasi deri 6-7 vjet me pare ne ndodheshim ne vazon e fundit. Tashme jemi te dytet ne vazon e parafundit dhe kemi lene mbrapa mjaft skuadra”.
Por ne keto eliminatore (Euro 2012) ai shpreson ne hedhjen e nje hapi te madh: “Çdo lojtar hyn ne fushen e lojes per te fituar, por vetem pasi fillon ndeshjet, mund te mesosh se çfare mund te marresh nga gara. Paraprakisht them se do te ishim te kenaqur me vendin e trete ose te katert ne grup”, perfundoi presidenti.
Top Channel