Mbyllen ne Vankuver te Kanadase Lojerat Olimpike Dimerore XXI. Ceremonia e lamtumires eshte zhvilluar ne BcPlace me rite te lumtura dhe te trishtuara, ashtu sic e donte tradita.
Atlete me medalje dhe te tjere te zhgenjyer me valixhet ne krah jane shijet e fundit qe u ka lene kjo olimpiade sportisteve nga e gjithe bota. 16 dite gara per olimpiaden e XXI ku moren pjese 2621 atlete. “Lojerat nisen me dhimbje por do ishte e padrejte qe komitetit mos t’i njiheshin meritat organizative”, u shpreh kreu i Komitetit Olimpik Nderkombetar, Jacques Rogge, sipas te cilit, qyteti beri nje organizim perfekt te panjohur me pare.
Emri qe duhet mbajtur mend ne kete edicion eshte norvegjezja Marit Bjoergen, e cila fitoi tre medalje, ar ne sprintin 15 km dhe stafeten 4×5 dhe argjend ne 30 km. Nga ana tjeter edhe norvegjezi Aksel Lund Svindal coi ne shtepi tre medalje, nga nje per secilen kategori.
Fitorja me e kontestuar eshte ajo e amerikanit Evan Lysacek, i cili la pas rusin Zar Evgeni Plushenko. Vendin e pare ne renditjen e pergjithshme e zuri Kanadaja me 26 medalje, 14 prej te cilave ari, e ndjekur nga Gjermania me 30 medalje (10 ari) e SHBA me 37 (9 ari). Lojerat Olimpike Dimerore te radhes do te zhvillohen ne Sochi te Rusise.
Top Channel